Blendi Fevziu ka vizituar 130 vende të botës, por thotë se vajzat më të bukura mbeten ato europiane. Gazetari ishte i ftuar sot në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ku u pyet se cili shtet sipas tij ka vajzat më të bukura.

Blendi Fevziu: Kam përshtypjen, nuk e di se nuk mund t’i ndash kështu, por europianet janë shumë të bukura. Europa e veriut, Suedia, Danimarka, i ka yje. Pastaj ka shumë të bukura në zonën veriore të Amerikës Jugore, Kolumbia, Venezuela që janë realisht, një pjesë e femrave të Karaibeve që janë interesante. Natyrisht, femra të bukura gjen në vendet e mëdha që i kanë të gjitha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Katerina Trungu: Po Shqipëria është vend i vogël, ikën nga lista.

Blendi Fevziu: Shqipëria padyshim që ka. Nuk flet dot për raca. Raca, është ky kombinimi shumë interesant, Kuba ka femra të bukura shumë, gjithë pjesa e Kubës, por lidhet edhe me atmosferën e përgjithshme të tyre.