Blendi Fevziu njihet për karakterin e tij eksplorues dhe udhëtimet e shpeshta. Nuk dimë ta përcaktojmë saktë sa shtete ka vizituar, por dimë t’iu themi që janë shumë. Blendi është një ndër personazhet shqiptarë i cili ka parë pothuajse cdo cep të botës.

Gjithë këto levizje, e kanë bërë gazetarin të njohë kultura të reja, të përballet me zakone nga më të çuditshmet dhe…me njerëz nga më të bukurit.

Duke qëndruar te kjo e fundit, teksa ishte i ftuar në programin “Shije shtëpie”, i pyetur se cili vend ka vajzat më të bukura në botë, edhe pse e vështirë për të veçuar vetëm një, Blendi përmendi disa shtete.

“Nuk e di se nuk mund t’i ndash kështu, por europianet janë shumë të bukura. Europa e veriut, Suedia, Danimarka, i ka yje. Pastaj ka shumë të bukura në zonën veriore të Amerikës Jugore, Kolumbia, Venezuela. Një pjesë e femrave të Karaibeve janë interesante”, u shpreh Feviziu.

Por në gjithë këtë rradhitje, Shqipëria ku qëndron?

“Shqipëria padyshim që ka vajza të bukura”, u shpreh Blendi.

Pra në një mënyrë të përmbledhur, sipas Blendi Fevziut vajzat më të bukura në janë në zonën e veriut të Europës dhe veriut të Amerikës Latine.