Ministri i Financave, Ervin Mete është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, ndonëse është pyetur nga gazetarët, ai nuk ka dhënë detaje se përse është thirrur nga prokurorët.
Mete ka vetëm pak kohë që mban postin e ministrit të Financave në qeverinë “Rama 3”.
Gazeta Jonë mëson se Mete ka shkëmbyer emaile me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin
Më herët ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, si dhe detyrën e Kryetarit të Bordit të Autoritetit, prej shtatorit 2019.