Analisti i njohur Ilir Kulla është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Mësohet se Kulla është marrë në pyetje nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Vetë Kulla, i cili ka mbajtur më herët postin e këshilltarit të Ilir Metës gjatë kohës që ishte president, nuk ka pranuar të komentojë për gazetarët se përse është pyetur, duke thënë se nuk ia ka idenë.

Megjithatë, burime bëjnë me dije se Kulla është pyetur për aferat ku përflitet se është përfshirë Ilir Meta dhe për të cilat ka disa kallëzime në SPAK.

Një prej tyre është edhe afera e parave të lotimit në SHBA, ku Kulla ka qenë personi i cili i ka mundësuar kontaktet Metës për të lobuar përtej oqeanit.