Mbi 20 qytetarë ukrainas kanë hyrë ditën e sotme në Shqipëri nga pika e Qafë Thanës.
Një burim nga kjo pikë doganore tha se disa ukrainasit u futën brenda territorit tonë me familjet e tyre, por nuk kanë kërkuar asnjë ndihmë.
Që prej nisjes së luftës mijëra qytetarë ukrainas janë larguar nga atdheu i tyre për t’u strehuar në vende të ndryshme në Europë për t’i shpëtuar agresionit rus.
Qeveria shqiptare ka shprehur gatishmërinë për të pritur refugjatët ukrainas.