Capital T, është njëri ndër artistët shqiptar që ka korrur suksese të mëdha në karrierën e tij muzikore.

Së fundi këngëtarin do ta shohim edhe në një sferë tjetër.

Ai ka njoftuar ndjekësit se po debuton në një film në arenën ndërkombëtare.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar në Instagram, ku edhe ka dhënë detaje rreth projektit.

Gjithashtu ai ka njoftuar se filmi xhirimet do t’i kryejë në Prishtinë.

Postimi i plotë i Capital T:

“Jam i emocionuar të ju njoftoj se do të futem në industrinë e filmit me një projekt të mrekullueshëm të quajtur Jericho Ridge, nën drejtimin e Will Gilbey – fitueses së çmimit Bafta!

Shumë i emocionuar për të filluar përvojën time të re me yje të mëdhenj, duke filluar me Nikki Amuka Bird – e nominuar për Bafta.

Do të bëj më të mirën që ky projekt të jetë i pari nga shumë të tjerë që do të vijnë, shumë falënderime që më ftuan mua, Will dhe producentët Harvey Ascott, Besnik Krapi, Mark O Sullivan dhe Alex Tate.

Një lajm tjetër i mirë është se i gjithë ky film amerikan do të xhirohet në vendin tim – Prishtinë, Kosovë.

Faleminderit të gjithëve dhe suksese për ne”.