Këngëtari shqiptar, Capital T së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin në “Më lër të flas”.

Krijuesi i hiteve të shumta ka ndarë shumë gjëra nga aspekti personal dhe ai profesional.

Ndër shumë tema ai foli edhe për raportin që ka me modelen Adrola Dushi.

“Se di pse ma përmendin kudo Adrolen nëpër emisione por ne jemi shokë të mirë. Jam me fat! Edhe ju jeni me fat se dhe ju u ka shokë të mirë”, shtoi reperi.

Theksojmë se në media u përfol për një lidhje në mes dyshes pas pjesëmarrjes së modeles në klipin e këngës “C’EST LA VIE” të Capital T.