Reperi Trim Ademi ose siç njihet me emrin e artit Capital T si rrallëherë ka folur për jetën e tij private dhe shpjegoi se spe nuk flet shpesh për të.

I ftuar në emisionin “A Live Night” të Top Albania Radio ai tha se me njerëz të cilët nuk ka konfidenca nuk e shfaq tërësisht veten dhe jetën e tij private.

Mendoj se si figurë publike ose si artist, me njerëz që nuk e kam konfidencën ose nuk e kam afërsinë, vendos një lloj barriere që nuk e lë ta shijoj 100% tim. Ky është ndryshimi i vetëm kurse ne jetën e përditshme me njerëz që ka raporte familjare, shoqëri, jam shumë më ndryshe, shumë i hapur, shumë më i afërt, tregoj disa pjesë të mia që nuk i tregoj me të gjithë.

Ndërsa sa i përket pjesës së karakterit, personalitetit, jam njësoj dhe si njeri dhe si artist. Nuk ka preferuar asnjëherë të përdor strategji të ndryshme, role të ndryshme për të arritur në një pikë të caktuar në karrierë. Kam pasur qejf që me punë të arrij aty ku dua të arrij, jo me skandale apo me ndonjë rol, siç ka artistë kudo në botë që ndërtojnë një karakter dhe e prezantojnë para publikut”.-u shpreh ai.

Duke folur për jetën sentimentale, Capital T tha se jetën private dëshiron ta mbajë si të tillë dhe se disa gjëra të mira njeriu duhet t’i mbajë për vete.

Përafërisht jam i njëjtë, edhe në jetë publike, dhe në atë private. Jetën private kam qejf ta mbaj private. Mendoj që gjërat më të mira duhet t’i mbash për vete. Lidhja është diçka shumë personale, përdor shumë elementë të ndryshëm që ndoshta nuk shfaqen në raporte të tjera. Nuk kam dashur ta shfaq pikërisht nga frika se do të shkatërrohet diçka mirë, për shkak se e di si funksionon mentaliteti jonë dhe si është rrethi, por po ashtu mos t’ia cenoj privatësinë personit tjetër që kam në krah sepse ndoshta s’ka qejf. S’do të thotë se të gjithë personat me të cilët kam pasur marrëdhënie kanë qenë figura publike”.-tha reperi.