Blogerja dhe gazetarja e njohur shqiptare, Zhaklin Lekatari e cila nëpërmjet blogut të saj shpërndan informacione rreth edukimit seksual dhe jo vetëm, së fundmi ka qenë e ftuar në “You & Me” me Julka Gramon në NRG Radio.
Lekatari foli për shumë gjëra, mbi 60 minuta për jetën, seksin, shqiptarët dhe jo vetëm.
Ndër të tjera, në një prej rubrikave të emisionit, Lekatarit iu desh të fliste për arratinë, e cila tha se dikur nuk e mendonte të jetonte në Shqipëri, nuk përshtatej dhe për këtë arsye largohej nga vetja, por që nuk ka rendësi vendi ku je për të qenë mirë me veten tha ajo, marrëdhënia me shqipërinë për Lekatarin është dashuri dhe urrejtje.
Më tej, e pyetur nga Julka Gramo se për çfarë vazhdojnë shqiptarët ta pyesin më shume rreth seksit, ajo tha se edhe pse kanë kaluar disa vite që jep informacione, dy nga problemet dhe pyetjet kryesore janë virgjëria dhe ereksioni.