Një Vit i Ri por avaz i vjetër. Të paktën kështu mund të konsiderohet një tender i hapur nga Këshilli i Qarkut Elbasan, i cili do të shpenzojë plot 50 mijë euro për të “edukuar” këshilltarët e tij. Por, nëse do t’i hedhim një sy “këshilltarëve” ata janë as më shumë dhe as më pak por kryetarët dhe nënkryetarët e bashkive të qarkut, duke filluar nga Elbasani për të përfunduar në Prrenjas.

Një paradoks i madh, pasi për çfarë duhet të edukohen këta shtetarë? Janë dobët në komunikim, në bërjen e detyrave që iu jep ligji? Apo nga sondazhet kanë dalë të paaftë! Por, nëse nuk dijnë të bëjnë detyrën, përse qendrojnë në pushtet? Ose më mirë, përse po harxhojnë para’ të kota për të tillë tendera.

Këshillat janë institucione që vetëm harxhojnë para’ dhe s’bëjnë asnjë punë. Nëse do të shohim vendimmarrjet e fundit të Këshillit të Qarkut të Elbasanit rezulton se janë për rrogat e tyre, për naftën dhe rritjen e shpërblimeve.

Faksimile: Shpallja e tenderit të Këshillit të Qarkut Elbasan për edukimin e këshilltarëve

Këshilli i Qarkut Elbasan ka hapur tenderin me objekt “shpenzime për zhvillimin e eventeve kulturore, sociale, zhvillimit, turizmit, trashëgimisë kulturore dhe edukimit (të Këshillit të Qarkut)”. Fondi limit i kësaj procedure është 4.225.000 lekë, ose me TVSH shuma shkon në plot 50 mijë euro, raporton Boldnews.al.

Tenderi është hapur dhe bën fjalë për shërbime të organizimit të eventeve. Pra, këshilltarët do të “edukohen” nëpër evente? Në dreka apo darka të zhvilluara? Apo në kokteje dhe udhëtime që pritet të bëjnë. Mësohet se kërkohen edhe “shërbime të organizimit të eventeve kulturore”, pra të udhëtimeve të këtyre këshilltarëve.

Por kush janë këta këshilltarë që pritet të “edukohen”? Kryetare e Këshillit është Ermira Urupi, një ish-drejtoreshë që e ka emëruar PS-ja në disa institucione. Nënkryetar është Lutfi Lala, ndërkohë që anëtar është edhe Gledian Llatja, kryetar i Bashkisë së Elbasanit. Gjithsej, nga Elbasani janë 8 anëtarë të këtij Këshilli. Nga Librazhdi është kryetari Mariglen Disha dhe 3 të tjerë.

Lista vijon me Besian Ajazin, kryetar i Bashkisë së Gramshit, për të vazhduar me Bukurosh Maçin, kryetar i Bashkisë së Peqinit. Nga Prrenjasi është Nuri Belba, bashkë me 3 anëtarë, ndërsa nga Cërriku është Andis Salla, kryetari. Nga Belshi është Arif Tafani dhe 3 të tjerë. Pra, personat që pritet të “edukohen” janë kryetarët e bashkive dhe disa anëtarë të zgjedhur, të cilët mesa duket paskan shumë nevojë për dije. Por, këto dije do t’i marrin nga paratë e taksave të banorëve të tyre.

\\\

LISTA E ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË QARKUT ELBASAN

Bashkia Elbasan
1.- Gledian Llatja (Kryetari i Bashkisë)
2.- Ermira Urupi (Kryetare e Këshillit të Qarkut / Anëtar e Këshillit Bashkiak)
3.- Lutfi Lala (N/Kryetari i Këshillit të Qarkut/ Anëtar i Këshillit Bashkiak)
4.- Imelda Sejdini (Anëtar i Këshillit Bashkiak)
5.- Ali Mysliu (Anëtar i Këshillit Bashkiak)
6.- Indrit Abdiaj (Anëtar i Këshillit Bashkiak)
7.- Sokol Sinani (Anëtar i Këshillit Bashkiak)
8.- Lumturi Hasa (Anëtar i Këshillit Bashkiak)

Bashkia Librazhd
9.- Mariglen Disha (Kryetari i Bashkisë)
10.- Fatbardha Qatja (Anëtar i Këshillit Bashkiak)
11.- Fiqirete Alliu (Anëtar i Këshillit Bashkiak)
12.- Kujtim Albrahimi (Anëtar i Këshillit Bashkiak)

Bashkia Gramsh
13.- Besian Ajazi (Kryetari i Bashkisë)
14.- Luljeta Dollani (Anëtar i Këshillit Bashkiak)
15.- Visiarion Bici (Anëtar i Këshillit Bashkiak)
16.- Marsela Ibro (Anëtar i Këshillit Bashkiak)

Bashkia Peqin
17.- Bukurosh Maçi (Kryetari i Bashkisë)
18.- Alush Braçja (Anëtar i Këshillit Bashkiak)
19.- Sanka Sufali (Anëtar i Këshillit Bashkiak)
20.- Naim Maçi (Anëtar i Këshillit Bashkiak)

Bashkia Prrenjas
21.- Nuri Belba (Kryetari i Bashkisë)
22.- Luan Karriqi (Anëtar i Këshillit Bashkiak)
23.- Haxhi Çollaku (Anëtar i Këshillit Bashkiak)
24.- Fatos Nezha (Anëtar i Këshillit Bashkiak)

Bashkia Cërrik
25.- Andis Salla (Kryetari i Bashkisë)
26.- Erona Gjini (Anëtar i Këshillit Bashkiak)
27.- Adriatik Belshi (Anëtar i Këshillit Bashkiak)
28.- Zamira Fahriu (Anëtar i Këshillit Bashkiak)

Bashkia Belsh
29.- Arif Tafani (Kryetari i Bashkisë)
30.- Aurjona Bezati (Anëtar i Këshillit Bashkiak)
31.- Aleksandër Peqini (Anëtar i Këshillit Bashkiak)
32.- Ismail Paja (Anëtar i Këshillit Bashkiak)