Elhaida Dani ishte së fundmi e ftuar në “Më lër të flas” ku foli për eksperiencën e saj në “Dancing With the Stars”. Mes të tjerash këngëtarja u pyet se me se do i shpenzonte paratë nëse do të fitonte dhe a mendon se është e avantazhuar nga juria.
“Do t’i investoja ne një projekt që do t’i bëjë të mira dhe të artistëve të rinj. Kam një projekt në mendje. I vetmi gabim që bëra një natë ishte padjeshka dhe nuk është vetëm një lëvizje që bën gjithë kërcimin. Është një performancë që zgjat dy minuta dhe nuk është një padjeshkë që ta hedh poshtë. Juria pa gjithë performancën, nuk u fokusua vetëm te padjeshka dhe prandaj dha ato pikë. Ndoshta është një vlerësim që lidhet me gjithë netët. Qëllimi që jam në atë emision nuk është për të bërë debate. Nëse nuk më drejtohen mua nuk kam pse flas në emër të të tjerëve. Një herë qëllova që thashë një mendim timin dhe u nxeh aq shumë situata sa mora një përgjigje jo te këndshme”, u përgjigj Elhaida.
Kujtojmë se këngëtarja theu rekord para pak ditësh duke marrë vlerësim maksimal nga juria e “Dancing With the Stars”.