Ish-Ministrja Nora Malaj, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e moderatores Çenkuela Hasa në News24, ku ka folur lidhur me rrugëtimin e karrierës së saj profesionale të nisur që nga mësimdhënia e deri në disa prej posteve më te larta politike.

Në një rikthim pas në vite, zonja Malaj ka zbuluar se ka qenë mësuesja e shumë figurave publike në Shqipëri duke ndaluar te ministrja Elisa Spiropali.

” Elisa Spiropali ka qenë nxënësja ime, ka qenë absolute, sidomos në letërsi.
Me absolutizmin e saj ajo arriti të fitoj bursë, se për herë të parë u dhanë bursa, unë e përzgjodha, sigurisht por ishte meritë dhe e saj. Merrte pjesë në të gjitha Olimpiadat që mbaheshin. Ndjehem mirë kur ajo është mirë, më vjen keq kur përdor atë gjuhën që nuk i shkon, për të cilën shpesh herë dhe kam reaguar”, është shprehur Malaj.