Një bandë që merrej me kultivimin dhe shitjen e lëndës narkotike kanabis, me në krye dy vëllezër shqiptar, është dënuar në tërësi me 70 vite burg nga drejtësia britanike.
Bëhet fjalë për një bandë prej 10 personash, ku 6 prej tyre janë shqiptarë.
OCG, e udhëhequr nga vëllezërit shqiptarë Edmund dhe Eduard Haziri, kryente veprimtarinë e tyre kriminale në South Derbyshire, North-west Leicestershire dhe East Staffordshire, ku sipas hetimeve ka shitur drogë të “klasit A”.
Autoritetet sqarojnë se në kuadër të një operacioni “Eddie line”, një i afërm i vëllezërve Haziri, Gazmend Hoxha, do të udhëtonte për në Londër nga shtëpia e tij në Leicester, për të marrë drogën dhe për të fshehur të ardhurat nga shitjet, përpara se të kthehej në Midlands për të rifurnizuar tregtarët e shumtë të bandës.
Këta tregtarë shisnin drogën, shpesh të mbështjellë me bileta llotarie, 145 klientëve në ditë, duke gjeneruar qindra mijëra paund gjatë një viti.
Por OCG u neutralizua nga autoritetet britanike në marsin e vitit të kaluar, kur një ekip i udhëhequr nga detektivët e Derbyshire kreu aksione blic në të gjithë zonën, duke arrestuar vëllezërit Haziri dhe rrethin e tyre të ngushtë.
Anëtarët e bandës u dënuan nga Gjykata Derby Crown përkatësisht me:
Edmund Haziri, 36 vjeç, pa adresë fikse – i dënuar me 15 vjet burg.
Eduard Haziri, 34 vjeç, nga Shardeloes Road, Leëisham, Londër – i burgosur me 15 vjet e gjashtë muaj.
Grazmend Hoxha, 47 vjeç, nga Denis Close, Leicester – i dënuar me 11 vjet burg.
Alban Krasniqi, 34 vjeç, nga Blackheath Hill, Londër – i dënuar me nëntë vjet burg.
Samuel Stoica, 25 vjeç, nga Burton Crescent, Ëolverhampton – i burgosur për tetë vjet e tre muaj.
Simion Stoica, 22 vjeç, nga Jeremiah Road, Ëolverhampton – burgosur për tre vjet e gjashtë muaj.
Kristi Prifti, 23 vjeç, pa adresë fikse – i dënuar me katër vjet burg.
Joshua Garrigan, 32 vjeç, nga Charnborough Road, Coalville – burgosur për dy vjet e tetë muaj.
Razvan Manoliu, 27 vjeç, nga Village Meës, Burton-upon-Trent – ??burgosur për dy vjet e tetë muaj.
Daniel Stavrat, 29 vjeç, pa adresë fikse – do të dënohet muajin e ardhshëm.