Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i dështuar me armë zjarri ndaj dy personave në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat.
Vizion Plus mëson se dy shënjestrat e atentatit kanë qënë Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi (shokë mes tyre).
Ata kanë qenë tek një karburant kur nga një automjet, tip Ford i zi, është qëlluar në drejtim të tyre. Merkaj dhe Dhëmbi janë larguar nga karburanti në drejtim të spitalit,ndërkohë që makina i ka ndjekur nga pas duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre.
Ndërkohë që dy shënjestrat janë larguar në brendësi të lagjes “Donika Kastrioti”, autorët ia mbathën nga vendngjarja. Fatmirësisht, asnjë nuk është plagosur nga breshëria e kallashnikovit,as shënjestrat dhe as kalimatrët e rastit.
Mesohet se autorët e atentatit janë dy vëllezëtit Fatjon dhe Marko Maloku, banues në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat. Sipas të dhënave,të siguruara nga burime konfidenciale, mësohet se konflikti mes dy grupeve ka nisur në shtetin grek për prishje pazaresh droge mes tyre.
Policia pas identifikimit të autorëve është duke punuar për kapjen e tyre.