IMG_0450

Një aksident i rëndë është regjistruar pak para mesnate në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, ku për pasojë kanë humbur jetën 4 të rinj.

Sipas të dhënave paraprake, makina me të cilën udhëtonin të rinjtë u përplas me një betoniere pranë zonës së Fushë Prezës dhe më pas shpërtheu në flakë.

Enejdi Laçi, Erildi Laçi (vëllezër)Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi janë viktimat e aksidentit.

Aleksandër Krrashi(drejtuesi i betonieres).

Sikurse mësohet Benzi ka goditur nga pas betonieren e cila ka qenë e parkuar.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Kamza por nuk është shmangur dot ngjarja fatale./gazetajone