Arrestohen dy punonjës policie, një i komisariatit nr.1 në kryeqytet dhe një i policisë bashkiake.

Ata akuzohen për grabitje me dhunë tek liqeni, ku mësohet se ndalonin të rinj me cigare hashashi dhe i vidhnin lekët. Më pas i lidhnin me pranga që të dukej zyrtare.

Në pranga ka rënë polici i patrullës së Komisariatit nr.1, Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak, Sajmir Muzikanti, 39 vjeç.