19 persona janë arrestuar gjatë një periudhe tre mujore në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli 3”, për goditjen e shpërndarjes së drogës.
Policia e Tiranës njoftoi sot se pesë persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Mes të arrestuarve janë edhe tre femra, të përfshira në shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe kanabisit në shkolla dhe lokale.
Emrat e të arrestuarve:
Kevi Hida, Durim Kurti, Orterio Vila, Hamza Firi, Florjan Gjuta, Vasjan Xhaferllari, Armando Xheladini, Osman Idrizi, Ledio Koçi, Mariglen Kushe, Kevin Hoxha, Rezart Maqellara, Matias Selmani, Ramazan Shima, Denis Guci, Rudina Dajlani (Sopoti), Elvira Bushaj, Ardi Shehu, Brisea Kallushi.