I penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e Fridman Xhaferrajt në qershor të vitit 2021.

Për vrasjen me paramendim ndaj Fridman Xhaferajt, më datë 02.06.2021 në qytetin e Korçës,

Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnje;

Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur  në Lushnjë;

Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë

Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë

Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec

Bledar  Berberi,  34 vjeç, banues në Pogradec

Idriz Manej, 58 vjeç, lindur në Ktosh.

EMRAT/ "E lidhën dhe e mbytën", kush janë VRASËSIT

Lulzim Spahija {foto e marrë nga Klan}

Zbardhet vrasja me paramendim e shtetasit Alban Semaku (Elton Mermali), e ndodhur më datë 16.10.2021 2021 (konstatuar në datë 13.06.2021), në qytetin e Peqinit, me autorë të dyshuar:

Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;

Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë

Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë

Artan Tafani, 39-vjeçari i arrestuar 4 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një ‘Exchange’, ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.

6 vrasjet e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili.