Gerald Shehu është 43-vjeçari nga Telepena dhe me banim në Angli që dyshohet se ka ekzekutuar recepsionistin e një hoteli në Dhërmi.
Voxnews.al mëson se viktima është 31-vjeçari nga Tirana, Eraldo Nevruzi, i cili kishte shkuar të punonte si recepsionist gjatë sezonit veror në Hotel Greccia në Dhërmi.
Mësohet se Eraldo Nervuzi është marrë peng dhe më pas është ekzekutuar me armë zjarri nga Gerald Shehu. Ky i fundit raportohet se është arratisur drejt Greqisë, ndërsa policia nuk e ka gjetur ende trupin e pajetë të 32-vjeçarit.
Gerald Shehu rezulton se është proceduar nga policia në vitin 2022 për ndërtim pa leje buzë detit në Dhërmi.
Dinamika e ngjarjes mbetet ende e paqartë.