Një sherr mes pesë personave ka përfunduar me tre të plagosur dhe dy të shoqëruar në polici.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se sherri ka ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj”, pranë Kombinatit.

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja me sende të forta dhe janë dërguar në spital, ndërsa dy të tjerë janë shoqëruar në polici. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit.

Voxnews.al mëson se në përplasje janë përfshirë shtetasit Shemsi Hoxha, Klemend Hoxha të cilët janë konfliktuar me shtetasit Fredi Cecaj, Gentian Zogu dhe Serian Zogu.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 04.12.2024, rreth orës 16:50, në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë konfliktuar dyshohet me sende të forta, shtetasit Sh. H., dhe K. H., me shtetasit F. C., G. Z., dhe S. Z.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit F. C., G. Z. dhe S. Z. të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit Sh. H. dhe K. H., janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.