Një aksident tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit  të sotëm (2 prill) në Këlcyrë.

Një automjet tip “Benz” i marrë me qira,  i cili drejtohej nga Edison Bregaj, dhe brenda tij ishin edhe 7 klandestinë, përfundoi në shtratin lumit Vjosë, ku si pasojë humbën jetën të gjithë.

Mjeti u pikas nga një patrullë policie, e cila i ka bërë thirrje të ndalojë, por Bregaj ka refuzuar t’i bindet urdhrit të policisë duke shtuar shpejtësinë.

Efektivët i janë vendosur në ndjekje, por më pas u ka humbur nga sytë. Pas shumë kontrolleve u verifikua rreth orës 04:00 se ‘Benz’-i kishte përfunduar në shtratin e lumit Vjosë.

Drejtuesi i mjetit raportohet se ka qenë duke udhëtuar me mbi 200 km/orë, duke bërë që të humbiste kontrollin dhe të “fluturonte” rreth 300 metër në vijë ajrore nga rruga drejt lumit.

Shpejtësia e lartë e mjetit konfirmohet edhe nga fakti se para momentit fatal ‘Benz’-i që drejtohej nga një Edison Brengaj, nuk është përplasur fare me bordurën metalike të rrugës, por ka përfunduar në shtratin e lumit. Sa i përket shtatë emigrantëve, ende nuk ka informacion për indentitetin e tyre.