
Detaje të reja dalin nga vdekja e 23-vjeçarit, Simon Sholla, i cili është gjetur i pajetë pajetë në ambientet e konviktit të një shkolle private pranë katedrales ortodokse “Lindja e Krishtit” në Gjirokastër.
Raportohet se i riu është gjetur pa shenja jete nga shokët e tij të dhomës, të cilët fillimisht menduan se ai po flinte.
Pranë trupit të Simon Shollës janë gjetur ilaçe, çka ka ngritur dyshimet për vetëvrasje si pasojë e konsumimit të dozave të tepërta.
Ndërkohe ende nuk ka informacion zyrtar nga policia.