Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Lefkada ku një djalë 4-vjeçar ka humbur jetën nga një traktor që drejtohej nga babai i tij 30-vjeçari shqiptar.

Traktori që po drejtonte babai i tij doli nga rruga dhe ra në një fushë ngjitur. Në automjet ishte edhe një gjashtëmbëdhjetë vjeçar, i cili ishte nipi i shoferit, i cili mbeti i plagosur lehtë.

Shoferi me origjinë shqiptare është dërguar në policinë Lefkadë dhe është lënë i lirë sot.

Familja e shqiptarit përbëhej nga babai, nëna dhe Floriani i vogël 4-vjeçar. Që kur erdhi në jetë Floriani ishte me një problem në zemër, dhe babai i tij qëllimin e jetës së tij ishte që ta bënte sa më mirë fëmijën e tij. Ai punonte ditë e natë që të mund të siguronte të ardhura për operacionet dhe çdo gjë tjetër që i nevojitej engjëllit të tij të vogël.

E gjithë jeta e familjes ishte ky djalë i vogël. “Djali i vogël ishte një krijesë e mrekullueshme. Ai të shikonte në sy dhe të pëlqente vetëm nga mënyra se si të shikonte”, ishte mesazhi i një miku që ka njohur nga afër familjen shqiptare.

Të premten Sokoli donte të shkonte me traktorin lart pranë antenave të OTE mbi Agios Donatos, njëherësh për të mbledhur edhe dru. Në këto kushte edhe Florjani djali i vogël këmbënguli të shkonte edhe ai me të atin. Dhe iati pranoi dhe e mori. Pak para orës 21.00 ndodhi tragjedia.

Në këmbë mbeti i plagosur edhe nipi 16-vjeçar, i cili ishte me ta. Aktualisht ai është duke iu nënshtruar një operacioni në spitalin e Lefkadës.

Në kujtim të Florianit të vogël Apollonas Karyas, fshati ku ndodhej familja, shprehet: “Për shkak të ngjarjes tragjike të djeshme e cila rezultoi me humbjen e një fëmije të vogël, provat për të gjitha klasat e kërcimit të së dielës janë shtyrë”.