Bora Zemani u rikthye mbrëmë në ekran me spektaklin “Dancing with the Stars” dhe hapjen e nisi me një kërcim.

Kjo pjesë mori vëmendje të madhe por paralelisht edhe u komentua në rrjet sa i përket një ngjashmërie të mundshme me një performancë të Luana Vjollcës, në “Shiko kush luan”.

Vetë Luana ka publikuar në Instastory të saj një fragment të shkëputur nga kërcimi i saj.

Postimi kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për Borën.

“Po e lë këtu meqë mund t’iu duket e parë. Luana, askush nuk e bën si ti dhe ky është fakt i madh” – thuhet në postimin e shpërndarë nga vetë prezantuesja.