Një shqiptar i identifikuar si Sajmir Hoxha është vënë në pranga nga policia angleze, pasi u kap në një ‘shtëpi bari’.

Ai kishte si rol ujitjen e bimëve të kanabisit, ku pas kontrollit të banesës nga policia, u zbuluan rreth 78 bimë.

Vlera e tyre pasi të dilnin në treg, vlerësohet në rreth 47 mijë paund.

Sipas mediave të huaja, shqiptari kishte disa kohë që punonte në këtë ambient, dhe kishte arritur që të fitonte 5 mijë euro, që sipas tij i duheshin për të paguara paratë që kishte marrë borxh për të mbërritur në Britani në mënyrë ilegale.

Gjykata e ka dënuar atë me 15 muaj burg.