Një 82-vjeçar është gjetur i masakruar në banesën e tij në lagjen nr 16 në Durrës. i moshuari është goditur me thika në pjesën e trupit dhe fytyrës, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Viktima është identifikuar si Paulin Gina, ndërsa kanë qenë familjarët e tij nga Italia që kanë dhënë alarmin pasi i moshuari nuk i përgjigjej në telefon.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur 82-vjeçarin pa shenja jete, ndërkohë që për momentin përjashtohet pista e grabitjes, për faktin se ska shenja të vjedhjes së sendeve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Policia ka marrë në pyetje fqinjë të viktimës lidhur me atë se kush mund të ketë kontaktuar të moshuarin.