Një konflikt ka ndodhur në një lokal të kryeqyetit orët e para të mëngjesit të sotëm, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Shtetasi Shpëtim Metoli, 39-vjeç ka shkuar i plagosur në spital, ndërkohë që policia ka shoqëruar deri tani 12 persona, mes të cilëve nuk dihet nëse është apo jo autori i plagosjes.

Personi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:  

Më datë 07.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Sh. M., 39 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ky shtetas është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Sh. M.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.