Detaje të tjera janë zbardhur nga vdekja e menaxherit të sigurisë në qendrën tregtare TEG në Tiranë.
45-vjeçari Mikel Luarasi i gjet i vdekur nga kolegët e tij në vendin e punës, brenda TEG teksa dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri.
Policia po bën verifikimet e nevojshme për shkaqet që çuan në vetëvrasjen e Luarasit, nëse ka patur probleme në punë apo në familje.
“Më datë 01.08.2023, rreth orës 23:15, te një qendre tregtare, shtetasi M. L., 45 vjeç, (menaxheri i sigurisë së kompanisë X që menaxhon sigurinë e TEG), dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/gazetajone