Policia ka arrestuar inxhinerin e kompanisë Dd air shpk, për veprën penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Kjo pasi ditën e djeshme, në rrugën Bardhok Biba në Tiranë teksa në një objekt po kryheshin punime, një punëtor ra nga lartësia duke humbur jetën në vend.

Për këtë policia vuri në pranga 33 vjeçarin Kristjan Moli me detyrë inxhinier, drejtues teknik në firmën që po kryente punime edhe punëtori që humbi jetën në vendin e punës.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë inxhiner, drejtues teknik në një firmë ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. Ditën e djeshme, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi V. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.’