Një 50-vjeçar është vënë në pranga administratori i një kompanie nënkontraktore, pasi gjatë punimeve që kjo kompani mbulon në një objekt në Kodrën e Diellit, ka humbur jetën një punëtor.

Shtetasi S.B ra nga një lartësi duke punuar dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.