Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar nga Dobraçi i Shkodrës me armë në brez teksa lëvizte në zonën e “Komunës së Parisit”. Bëhet fjalër për Samuel Troshanin. Blutë bëjnë me dije se ata janë njoftuar nga një qytetar në mënyrë anonime nga një qytetar, sipas të cilit i riu lëvizte me armë në qytet.
Pasi kanë shkuar në vendin e njoftuar nga qytetari, policët kanë pikasur të riun që u fut me shpejtësi në një taksi me qëllim largimin ngë aty, por efektivët e kanë ndaluar duke i kapur edhe armën që mbante me vete.
Bëhet fjalë për një pistoletë tip “Beretta” e zbukuruar në lule në pjesën e dorezës. Tashmë i riu duhet të japë llogari për akuzën “armbëjtje pa leje”.