Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Librazhd, ku një 20-vjeçare u filmua në shtrat me të dashurin dhe u dhunua nga familjarët e bashkëshortit të saj.

Mësohet se e reja kishte 3 vite e martuar, por komunikonte me bashkëshortin në Messenger pasi s’kishte numër telefoni të tij.

Nëna e vajzës shprehu indinjatën se përse familjarët e dhëndrit i bënë video të bijës, teksa shtoi se “të gjithë qeshin me ne”, duke kërkuar ndihmë.

“Ne duam ndihmë, babai nuk shko atje. Vajza s’shkon në shkollë, s’mund t’i dal çdo ditë para. Nuk jetohet kështu, të gjithë qeshin me ne. S’është puna për dhunë, nuk dal dot nga dera. Pse e filmuan?”, tha ajo në emisionin “Me zemër të hapur”.

Ndërsa gazetarja që e intervistoi shtoi se sipas familjarëve të vajzës, “20-vjeçarja s’ka numër telefoni të bashkëshortit të saj, fliste vetëm në Messenger.”