Dy ish-konkurrentet e “Love Story” Kleona Tela dhe Marinela Hysa kanë nisur një debat virtual në rrjetet sociale.

Gjithçka nisi nga një video live e Marinelës, e cila më pas u bë virale kudo në rrjetet sociale, pasi ajo bëri deklarata dhe akuza të forta ndaj disa personazheve publikë. Kështu, Marinela foli edhe për Robert Aliajn, opinioninistin e “Love Story”, ku ajo ishte konkurrente.

Në një video që Kleona ka publikuar në Instastory, Marinela dëgjohet duke bërë akuza të rënda ndaj saj dhe opionionstit:

“Robert Aliaj me Kleon Telën atje te Love Story përqafoheshin kapej për b*thësh. Kristi i shikonte andej, të neveritshëm”– shprehet ajo gjatë videos.

Në storyn pasardhës, Kleona ka bërë edhe një reagim ndaj deklaratave të Marinelës, duke shkruar se nuk janë të vërteta. Më tej gjatë shkrimit të saj, Kleona e cilëson Marinelën si “skizofrene” që ka nevojë për psikiatër.

“Kleona, “djalë” i dashur nuk ka shkuar ndonjëherë me Kristin apo babain e Kristit sepse vëmendjen e ka pasur gjithmonë dhe nuk ka pasur nevojë të bëj këto gjëra për të rënë në sy. Ndryshe nga ti gjel i dashur që përveç se çfarë nuk ke bërë aty që kur erdhe në LS. Ke filluar ti mëshosh skizofrenisë tënde, se që ke pasur nevojë për psikiatër e kam thënë që tek Love Story. Por qenke rënduar më shumë, më vjen keq për ty që nuk të bëhet dot derman…. S’kam reaguar asnjëherë për këto shprehje skizofrenie për ty, por po e bëj meqë s’të ka pjerdh kush nga këta vipat e tjerë. Po ta pjerdh unë, mund ta shoqërosh me makarona dhe kos për të të kaluar poshtë (është dietike.)”- shkruan ajo.