Këngëtari Sabri Fejzullahu ka rrëfyer një anë të tijën që nuk e kishim njohur më parë.  I ftuar në emisionin “Libero”, Fejzullahu tha se si pasojë e muzikë po përballet edhe me disa probleme shëndetësore, por që asnjëherë nuk do të heqë dorë.

 “57 vite duke kënduar, më janë shurdhuar veshët, doktor Arbeni më ka thënë tonet e larta po funksionojnë pak pak, bas-bina të është shurdhuar, veshi i majtë komplet, i djathti pak, domethënë tërë jetën do të shurdhohem edhe do të qorrohem, por nuk mund ta lë këngën asnjëherë. E kam pasion, e kam ushqim shpirëtor, e kam çdo gjë”- tha ai për emisionin “Libero.”

Fejzullahu foli edhe për bashkëshorten e tij. Ai ka thënë se e shoqja ka qenë shumë e talentuar në muzikë, por pas martesës me të ajo e ndërpreu pasionin e saj, për fajin e tij, pasi ishte shumë xheloz.

“Ka ditur të këndojë, çfarë zëri ka pasur. I përcjell të gjitha trended muzikore të botës. Dinte të këndonte këngën popullore, dhe në momentin kur e kam njohur. Pasi u martuam ka pasur 4 këngë. Të gjitha top lostat e zuri vendin e parë… edhe nga xhelozia se ka qenë shumë e bukur. Xheloz i sëmurë, thoja ma marrin të tjerët. Ia ndalova këngën. Një mijë herë i kam kërkuar falje,”- tha ai.