-640-0-policia-naten1-770x408-1724095281

Dodë Mamli është identifikuar si 67-vjeçari, i cili mbeti viktimë pasditen e sotme pas disa të shtënave me armë zjarri në Laç.

Dyshohet se i moshuari u qëllua në afërsi të banesës së tij në fshatin Zhejë, për arsye ende të paditura.

Sakaq, autori i ngjarjes mbetet i paidentifikuar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.