Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.

Policia bën me dije seai ndodhet nën kujdesin e mjekëve. “Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve,”

Lufta e tij me alkoolin dhe depresionin ka qenë diçka që shumëkush e ka njohur dhe e ka ndjerë, pasi Eno ka ndarë haptaz vuajtjet dhe sfidat që ka kaluar.

Vetë balerini ka rrëfyer se në 2010, se si një operacion i hernies diskale do ta largonte nga rolet si solist i parë dhe duartrokitjet e publikut, për ta çuar drejt alkoolit dhe izolimit nga bota.

Eno Birko e cilësoi këtë periudhë si ëndrrën më të keqe të jetës se tij, por në një intervistë së realizuar më 2016, balerini tregoi se ia doli të dilte nga gjendja e depresionit dhe të rikthehej në skenë. /gazetajone