Autoritetet italiane kanë sekuestruar shtëpinë e Petrit Gegës në Lonato, i cili mbrëmjen e së mërkurës vrau bashkatdhetarin Alfons Kola.

33-vjeçari shqiptar nga Desenzano vdiq natën e së mërkurës pasi 52-vjeçari Goga e goditi disa herë me thikë para një lokali në në Calcinatello.

Sipas disa rrëfimeve nga vendasit, të cilët mëngjesin e sotëm janë kthyer për të frekuentuar lokalin dhe qendrën e fshatit, Alfons Kola, i njohur në këto anë si Fonzie, pasi ka pirë kafen e zakonshme dhe një gotë ujë, është takuar jashtë lokalit me një person.

Pastaj të dy kishin filluar të debatonin dhe Alfonso Kola kishte ikur e ishte fshehur pas një makine, por aty u godit me thikë nga Petrit Gega.