Një biznesmen shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali.

Sipas mediave italiane, viktima është 52-vjeçari Artan Kaja, trupi i të cilit është gjetur i pajetë në kompaninë Smurfit në Lunata të Italisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën, ndërsa pasditen e sotme policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili dyshohet të jetë autor i vrasjes.

Arma e krimit nuk është gjetur ende nga policia, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga gruaja e tij.

Mbeten të paqarta rrethanat dhe arsyet e vrasjes së sipërmarrësit 52-vjeçar, i cili ishte pronar i një kompanie paletash në vendin fqinj.