Një shqiptar është vrarë me thikë në Calcinatello – Breshia të Italisë. Viktima është Alfonso Kola, 33 vjeç. Si autor i dyshuar i ngjarjes është arrestuar 52-vjeçari Petrit Gega.

Krimi ka ndodhur rreth orës 18.30 të së mërkurës në rrugën “Santa Maria”, ku 52-vjeçari shqiptar, mes syve të personave të tjerë të pranishëm në zonë, ka sulmuar bashkatdhetarin 33-vjeçar. Sipas mediave italiane, mes tyre ka pasur fillimisht një konflikt verbal e më pas kanë ardhur goditjet me thikë.

Autori u largua për tu arrestuar rreth një orë pas krimit. Ndërsa i riu që u qëllua u transportua në spital me helikopter pas goditjeve që mori, por sipas mediave italiane, ka humbur jetën gjatë natës.

Policia, deri në mbrëmjen e së mërkurës, ka kryer kontrollet rutinore para lokalit ku ndodhi ngjarja dhe ka gjetur thikën me të cilën është goditur 33-vjeçari.

Arsyeja e sulmit me thikë mbetet ende për tu zbardhur nga hetimet.