Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pak çaste më parë te zona e “Pallatit me Shigjeta”, në Tiranë.
Gazeta Jonë mëson se i vrarë me armë zjarri ka mbetur shtetasi Bujar Nasufi, rreth 56-vjeç.
Ai ka qenë duke udhëtuar me makinë, në momentin që është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje pasi është njoftuar përmes një telefonate në sallën operative, dhe tashmë ka ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.