Megi Pojani ka arritur të tërheqë përsëri vëmendje me postimet e saj në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram dy foto e veshur mjaf provokuese me një fund të shkurtër të zi, dhe një triko të së njejtës ngjyrë.
“Dola si më e bukura dhe kthehem në dhomë për t’u perballur me këtë të vërtetë”- shkruan Megi karahas postimit, ku në foton e dytë ajo ka publikuar të pasmet e saj, ndërsa në zonën intime duket filli i tamponit. Megjithëse në vendin tonë kjo është ende një temë tabu, Megi tregoi se i marr me sportivitet këto situata të sikletshme, duke i publikuar edhe për ndjekësit e saj.
Gjatë stinës së verës janë të shumta gratë që zgjedhin të përdorin tamponët për të shmangur sikletet e papritura gjatë ciklit menstrual, pasi nuk duan të heqin dorë nga rrobat e holla dhe të lehta apo fundet e shkurtra, si në rastin e Megi Pojanit.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ndjekësve të saj, të cilët kanë lënë mendimet e tyre në seksionin e komenteve.
Megi është komentuar vazhdimisht kohëve të fundit që pas thashethemeve se ndodhet në një romancë me futbollistin e njohur te kombëtares, Endri Çekiçi.
Pak ditë më parë aktorja i ka bërë lëmsh të gjithë ndjekësit e saj me postimet në Instagram. Ajo ka publikuar një foto ku ndodhet brenda në makinë dhe shkruan “ Për pak humba fluturimin sepse po ‘kapja’ ndenjat”. Dhe me këtë deklaratë, Pojani i bëri të gjithë të mendojnë se në një farë mënyre konfirmoi romancën e saj të shumë përfolur me futbollistin.