Ka 20 vite në ekran dhe po kaq vite që na ka mësuar me faktin që kuriozitetin tonë të mos e shtrijmë përtej jetës së saj profesionale.
Ajo madje di të na e thotë shumë bukur këtë gjë, me buzëqeshje dhe duke mos harruar të shtojë se ajo kalon aq shumë kohë në ekran, sa ne duhet të mjaftohemi vetë me ato çfarë ajo na servir aty, prej shumë vitesh tashmë.
Por pasi është bërë së fundmi nënë, gazetarja duket se është bërë më solare persa i përket kësaj pjese. Ajo ka publikuar foto me vajzat e saj binjake dhe madje së fundmi na ka surprizuar pasi ka dalë nga kornizat.
Ajo është shfaqur e veshur sportive, me streçe, teksa ushtrohet në palestër.