Ai është një nga gazetarët më të mirë në vendin tonë, me një karrierë të gjatë në shtypin e shkruar dhe në televizion, ku vetëm 20 vjetët e fundit ia ka kushtuar drejtimit të emisionit “Opinion”. Jemi mësuar ta shohim gjithë kohën në ekran duke diskutuar temat më të nxehta të momentit ose duke shijuar disa prej destinacioneve më të bukura në botë, por përtej ekranit, ai është një baba i përkushtuar që përballet me sfidat e rritjes dhe edukimit të dy vajzave, Mishel dhe Alis.

Së fundmi ai ndodhet në Pragë, i shoqëruar nga vajza e tij e vogël. Alisit i pëlqen shumë të luajë, por nuk është e vetmja, pasi krah saj edhe Blendi ndihet fëmijë. I zhveshur nga kostumi i gazetarit, ai imiton lëvizjet e saj rrugëve të kryeqeytetit çek dhe nga videoja në Instagram kuptohet se po argëtohen shumë me njëri-tjetrin. E po, duhen bërë ndonjëherë nga këto aventura.