Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme ku shtetasi Dan Hutra vrau tre gra, si dhe plagosi tre të tjera, gazetari Enkel Demi ka bërë një analizë për mënyrën se si femra trajtohet ditët e sotme.
Gazetari shprehet se pas viteve 1990 në Shqipëri kemi parë se si “gangësterët” të cilët janë bërë sipërmarrës apo dhe mund të kenë funksione shetëtore kanë trafikuar kushërirat apo dhe gratë e tyre.
Më tej Demi shton se me dhunues të grave hasemi në çdo institucion, madje edhe në media, ku është pikërisht kjo e fundit e cila edhe i reklamon.
Ajo çfarë është me e tmerrshme është fakti që ditët e sotme, sipas gazetarit, janë prindërit ata që telefojnë televizionet dh iu kërkojnë që vajzat e tyre të dalin në emisione që të evidentohen për eskorta.
“Pavarësisht se sot, ose nesër shoqatat e grave do dalin të bëjnë parakalimet e tyre të zakonshme, ndërkohë dhuna e grave fillon në krye, ne kemi dhunë verbale, ofendime, dhe nuk i kemi vetëm në politikë por edhe në media, kudo. Mënyra si trajtojmë ne zonjat, zonjushat apo dhe fëmijët është e tmerrshme.
Pas 90 shumë nga këta cubat e sotëm të cilët mund të jenë bërë edhe sipërmarrës, mund të kenë edhe funksione shtetërore kanë marë vajzat e xhaxhait, kushërirat e para i kanë trafikuar ose janë fejuar dhe gratë e tyre i kanë trafikuar. Dhunues të grave ka në polici, ka në sistemin e drejtësisë, dhe dhunues të grave ka dhe në media.
I shohim dhe në media se çfarë po ndodh. Janë “funy” këta tipa që e bëjnë dit për ditë në media. Shohim programe që po ndërtohen dhe kanë sukses nëpërmjet prostituimit virtual të vajzave. Këtu trafikohen vajza.
Ky program, po e themi sot por ne kemi një presion të përditshëm nga kodoshë, por edhe nga prindër për të nxjerrë në televizor vajza në moshë fare të re të cilat kanë kaluar në shumë ndërhyrje plastike për të dalë të evidentohen për eskorta. Këtu është kurvëria hapur sheshit dhe është media që e përkrah është shtet që e përkrah.
Në një farë mënyre po kthehemi në një popull kodosh. Ky është skandali që po ndodh këtu. Është e tmerrshme këtu që të dalësh në TV se ke dashnor drejtorin, ose të dalësh të bësh karrierë politike sepse i ke marrë shkallët me gjunjë dhe jo me këmbë.
Ne i dimë këto, i themi, ka raste që i denoncojmë por çfarë tregon kjo? Jemi futur në një rreth dhe s’po dalim dot. Si të dalim? Duhet që ky popull të kuptojë se çfarë është dhe aty duhet edukim”, tha Demi.