E mbani mend kur rilindasit tallnin Jozefina Topallin per fluturimet e ekzagjeruara jashte shtetit me bileta avioni te cmendura? Epo edhe Olta Xhacka , ashtu si edhe Topalli qenka duke ndejtur “ne ajer”.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e atakuar shpeshherë për përdorimin e parave publike për udhëtime private apo politike, ka hapur një super tender për blerjen e biletave të avionit.

Investitorja strategjike Olta Xhaçka gjithë kohën "në ajër ", 170 milionë lekë bileta avioni
Investitorja strategjike Olta Xhaçka gjithë kohën “në ajër “, 170 milionë lekë bileta avioni

Disa kohë më parë, kur drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, Xhaçka përdori helikopterët e ushtrisë për të udhëtuar nga Tiranë në drejtim të Peshkopisë.

Ndërkohë, në këto kohë që ushtron detyrën e ministres së Jashtme, ministrja po përdor paratë publike për udhëtime. Jo me helikopterët e ushtrisë, por me avion. Duke drejtuar një ministri që është në lëvizje, Xhaçka ka hapur “thesin”, teksa bën tendera edhe për udhëtime në çdo destinacion të botës, kushedi se për çfarë.

Në media kemi parë se drejtuesit e ministrive bëjnë pazare në qendrat e botës, ndërsa nuk ka asnjë informacion se çfarë takimesh apo të mire materiale kanë sjellë këto udhëtime. Apo edhe për politikën tonë të dështuar të jashtme, ku shërbimet e ambasadave dhe konsullatave lënë shumë për të dëshiruar.

Por, shteti jonë i varfër, ka me mijëra të punësuar në këto institucione, ku shpesh herë janë të afërm të ministrave, drejtorëve, prokurorëve, gjyqtarëve, deputetëve të çdo krahu.

Megjithatë, krahas të punësuarve me lidhje të forta nepotike, Xhaçka ka hapur “thesin” me tenderët e udhëtimeve. Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al.al, Ministria e Jashtme ka hapur procedurën e prokurimit “blerje bileta udhëtimi për transport ndërkombëtar ajror”.

Mësohet se burimi i financimit janë nga buxheti i shtetit, teksa fondi limit për këtë procedurë është 17.000.000 lekë. Kërkohen “bileta” transporti, madje në këtë dokument shkruhet se “blerje dinamike e biletave për transportin ajror”. Çdo të thotë blerje dinamike e biletave? Përse dinamike dhe jo me procedurë normale? Kush po i ngut këta zyrtarë të bëjnë një procedurë të tillë?

Apo po vjen pranvera dhe në dyqanet e kryeqyteteve të botës ka ulje për produktet dimërore dhe në treg kanë dalë modelet e reja! /Boldnews

Olta Xhacka bileta avioni Olta Xhacka bileta avioni