
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte këtë të premte nga Haga në Kosovë, pasi u lejua të vizitonte varrin e babait të tij Haxhi Thaçi, që ndërroi jetë disa ditë më parë.
I shoqëruar, Hashim Thaçi dorëzoi në varrin e babait disa lule teksa la një mesazh të ndjerë të shkruajtur mbi to.
“Te varri yt erdha i fundit babë! Para meje erdhën mijëra qytetarë! Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falenderoj të gjithë.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovë!”.
Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait ndërsa ishte lejuar ta vizitojë në spitalin e Prishtinë më 13 mars 2025. /gazetajone