I ftuar së fundmi në “Why Not”, Sali Berisha ka folur dhe për dasmën e të birit, Shkëlzenit me Armina Mevlanin.
“Dasma është një moment gëzimi, shumë i veçantë. Është ceremonia e jetës së njeriut në të cilën mbi të gjitha ndan gëzimin me gjithë të tjerët. Ishte një dasmë ku Shkelzeni dhe Armina ndanë gëzim me gjithë të ftuarit. Meqenëse nuk më kishin ngarkuar asnjë detyrë isha më i lehtësuari aty pasi ata kanë pasur shumë ngarkesë në përgatitjen e saj. Por kishin bërë një punë të shkëlqyer, i përqafoj”, ka thënë Berisha.
Ai ka shtuar dhe një vlerësim për nusen e tij, Arminën, teksa është shprehur: Armina erdhi në shtëpinë tonë si vajza jonë e dytë dhe ka të gjithë dashurinë dhe respektin tonë.