Në natën mes të shtunës 26 mars dhe të dielës 27, në orën 2 të mëngjesit, duhet të lëvizim para akrepat e orës. Mes orës 2 dhe 3 të mëngjesit kthehet ora verore, e cila do na ‘vjedhë’ një orë gjumë, por do na ‘dhurojë’ me shumë dritë në mbrëmje.

Orari veror do të vazhdojë deri në 31 tetor, kur do të kthehet ora diellore. Asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht se Parlamenti Europian ka miratuar propozimin për heqjen e orës verore duke nisur nga 2021.

Nga fundi i marsit deri në fund të tetorit ora verore do të jetë në formën që njohim.