Erion Veliaj ka qenë sot në një studio televizive, ku ka përsëritur sërish vjershën e propagandës. Kaseta e tij ëhstë e njëjtë dhe vetëm personat me durim të fortë mund ta dëgjojnë. Megjithatë, në intervistën e fundit, ai ka folur për raportim me Alex Soros, djalin e George Soros.
Sipas Veliajt, dyshja kanë një raport të veçantë, special, siç e quan dhe ai vetë.
Kryebashkiaku thotë se nuk e ka kompleks ta thojë këtë.
Veliaj shprehet:
Kemi vite që njihemi dhe unë besoj që të kesh shok dhe të jesh besnik me shokët s’është e jashtëligjshme, kemi një raport special dhe unë s’e kam kompleks, jam krenar.