Arjola Demiri është një ndër aktoret më të dashura shqiptare. Më së shumti ajo ka luajtur role humori, por edhe anën e saj sensitive dhe të ndjeshme nuk e ka fshur asnjëherë.

E cilësuar si një “nënë heroinë”, Arjola prej vitesh tashmë kujdeset për fëmijët e saj dhe tashmë u ka siguruar edhe një shtëpi të ngrohtë që iu dhurua gjatë “Big Brother VIP Albania”.

Pavarësisht problemeve të saj jetësore, ajo nuk harron asnjëherë feminilitetin e saj dhe gjithmonë ruan një pamje të kuruar, por pa “thyer” shumë kornizat.

Gjithsesi, ne këtu kemi përzgjedhur disa nga fotot më të “nxehta” të Arjola Demirit, që pa frikë mund ta quajmë “Bishë Tropojane”, kjo për shkak të trupit të saj të gjatë dhe prezencën autoritare që tregojnë tiparet e saj prej një malësoreje origjinale.